Ngrohja: si të reduktojmë emetimet e dëmshme?

ariston | modified: August 29, 2023

Kur përmendet "efekti serë", njerëzit shpesh mendojnë për politikat mjedisore të qeverive pak a shumë serioze në lidhje me çështjet eko dhe makro-masat e zbatuara për të zvogëluar emetimet e dëmshme në atmosferë. Ajo që shpesh harrojmë është se secili prej nesh, në mënyrën e vet të vogël, mund të ndihmojë në luftimin e këtij fenomeni me veprime të thjeshta por të efektshme. Duke filluar me një kontroll më të rreptë të sistemeve tona të ngrohjes dhe ftohjes, të cilat janë përgjegjëse për një pjesë të konsiderueshme të emetimeve të gazrave serë.



1. Kontrolloni eficencën e energjisë në sistemin e ngrohjes

Nëse kaldaja jonë ka më shumë se 10 vjet, mund t'ja vlejë ta zëvendësoni me një model të ri dhe më efiçient. Kaldajat moderne janë krijuar për të dhënë rendimente shumë të larta me një konsum më të ulët të energjisë sesa në të kaluarën. Për shembull, kaldajat me kondensim nga Ariston mund të zvogëlojnë konsumin e energjisë deri në 35% dhe emetimet e dëmshme deri në 75% krahasuar me modelet e zakonshme.




2. Rregulloni termostatin

Duhet që të mos e lëmë temperaturën në shtëpi të njëjtë gjatë gjithë vitit. Pra, në dimër ta vendosim termostatin në një maksimum prej 20 ° C, dhe në verë nuk duhet ta vendosim nën 26 ° C.



3. Ngrohni (ose freskoni) vetëm dhomat që përdorni

Nëse shtëpia ka ngrohje qendrore të pavarur, mund të jetë ide e mirë të mbyllen valvulat e radiatorit në dhomat që nuk përdoren. Në mënyrë të ngjashme, nëse largohemi për një periudhë të gjatë duhet të kujtojmë të fikim sistemin e ngrohjes, duke shmangur kështu emetimet e dëmshme të gazit në atmosferë.



4. Kufizoni konsumin e ujit të nxehtë

Kur është e mundur, duhet të bëjmë dush të shpejtë dhe jo banjë të plotë, duke kufizuar kështu konsumin e ujit të nxehtë dhe ta vendosim temperaturën e ujit 50 ° C.



5. Siguroni izolim të mirë

Për të përmirësuar eficencën e energjisë në shtëpi dhe për të zvogëluar emetimet e dëmshme është e rëndësishme të siguroheni që është në funksionim një izolim i efektshëm, duke përfshirë izolimin me xhama dhe izolimin e mureve dhe nën çati.



6. Izolimi i hapësirave boshe

Njerëzit shpesh ngrenë temperaturën e ngrohjes qendrore sepse nga dyert dhe dritaret futet ajër i ftohtë. Një veprim shumë i dobishëm do të ishte gjetja dhe izolimi i çdo hapësire bosh, që gjithashtu zvogëlon humbjen e nxehtësisë nga pjesa e brendshme në pjesën e jashtme të shtëpisë.

Klikoni këtu për të gjetur zgjidhjen Ariston që ju ndihmon në mënyrë më të efektshme për të zvogëluar emetimet e dëmshme në shtëpi.