Reduktimi i konsumit të energjisë nuk ka të bëjë vetëm me kursime ekonomike por edhe me një gjest të ndjeshmërisë ndaj mjedisit. Le të shohim katër gjërat kryesore për t'u marrë parasysh gjatë përdorimit të kaldajës tuaj. 1. Kryeni mirëmbajtjen periodike të kaldajës tuaj Nuk duhet të harrojmë se kaldaja duhet të mbahet e pastër dhe në gjendje pune edhe gjatë verës. Pluhuri dhe insektet shpesh janë shkaqet kryesore të mosfunksionimit dhe për pasojë rrisin konsumin e energjisë. Kështu që, këshilla jonë është që një inxhinier të bëjë një kontroll të përgjithshëm një herë në vit, në fillim të dimrit. 2. Instaloni një termostat në kaldajë Për të zvogëluar konsumin e energjisë së kaldajës tuaj, është e rëndësishme të keni një termostat të besueshëm që ju mundëson të vendosni kohën dhe temperaturën në pjesë të ndryshme të shtëpisë, duke shmangur kështu humbjet. Për shembull, termostatet e programueshme nga Ariston bëjnë të mundur krijimin e sistemeve me shumë zona - deri në gjashtë zona me një sensor të jashtëm dhe gjithashtu edhe me valë - për të optimizuar komoditetin e shtëpisë dhe performancën e çdo lloji kaldaje. 3. Kontrolloni radiatorët Për të zvogëluar konsumin e energjisë së kaldajës, duhet gjithashtu të jeni absolutisht të sigurt se nuk ka ajër në radiatorë dhe se nuk ka rrjedhje uji nga valvulat. Kjo është arsyeja pse është ide e mirë, para se të vijë dimri, të rregulloni valvulat e shkarkimit për të eliminuar flluskat e ajrit. Një tjetër gjë për tu kontrolluar është që të mos ketë asnjë mobilje ose objekte të tjera të mëdha që pengojnë radiatorët të përhapin nxehtësinë, gjë që do të ishte humbje e saj. 4. Zgjidhni një kaldajë eficente Instalimi i një kaldaje me eficencë të lartë nënkupton zvogëlimin e konsumit të energjisë dhe gjithashtu ndihmon në uljen e emetimeve të ndotësve në atmosferë. Ndër sistemet e ngrohjes në treg sot, kaldaja me kondensim ofron një nga zgjidhjet më të përparuara teknologjikisht duke rikuperuar nxehtësinë e fshehtë të gjeneruar gjatë prodhimit të gazrave të tymit. Ky funksion sjell një rritje të konsiderueshme të eficencës termike, ul kërkesën për energji të kaldajës dhe ul kostot me rreth 40% krahasuar me një kaldajë të zakonshme. Klikoni këtu për të zbuluar gamën e plotë të kaldajave me kondensim nga Ariston. |