ariston symbol in colour 2

NJOFTIM PËR TË DREJTAT E PRIVATËSISË LIDHUR ME PËRPUNIMIN E TË DHËNAVE PERSONALE TË PËRDORUESVE NË PËRPUTHJE ME NENIN 13 TË RREGULLORES 2016/679 TË BE-së (“GDPR”)

 
QËLLIMET E PËRPUNIMIT
Të dhënat e dorëzuara nga ju gjatë mbushjes së formularëve dhe/ose të dhënat e lundrimit në rrjet të mbledhura nga konfiguruesi online do të përpunohen nga shoqëria me qëllimin për t’u dhënë përgjigje kërkesave tuaja për informacion mbi shoqërinë dhe/ose produktet/shërbimet e saj.

BAZA LIGJORE E PËRPUNIMIT
Zbatimi i marrëveshjes ku është palë përdoruesi.

PERIUDHA E RUAJTJES SË TË DHËNAVE PERSONALEKëto të dhëna do të ruhen për një vit, koha që është vlerësuar se duhet për dërgimin e kërkesave. Më pas, të dhënat tuaja do të asgjësohen ose anonimizohen.



QËLLIMET E PËRPUNIMIT
Menaxhimi i sigurisë dhe burimeve të Teknologjisë së Informacionit (kopje rezervë, rikthim i gjendjes së mëparshme, etj.).

BAZA LIGJORE E PËRPUNIMIT
Interes i ligjshëm (menaxhimi i shërbimit, garancia e shërbimit).

PERIUDHA E RUAJTJES SË TË DHËNAVE PERSONALES
Këto të dhëna do të ruhen për një vit, koha që është vlerësuar se duhet për dërgimin e kërkesave. Më pas, të dhënat tuaja do të asgjësohen ose anonimizohen.

QËLLIMET E PËRPUNIMIT
Të dhënat e dorëzuara nga ju për plotësimin e formularit, bazuar në pëlqimin tuaj të mëparshëm, do të përpunohen për qëllime të marketingut të drejtpërdrejtë: për shembull, shërbimet postare – nëpërmjet mënyrave automatike të kontaktit (si sms, mms, e-mail, rrjete sociale, aplikacionet e mesazheve të menjëhershme) dhe mënyrave tradicionale (si kompanitë e shërbimeve telefonike dhe postës) – të komunikimeve tregtare dhe promocionale të lidhura me shërbimin/produktin e ofruar nga shoqëria ose reklamat për aktivitete të korporatës, si dhe konstatimin e nivelit të kënaqshmërisë së klientëve, kryerjen e analizave statistikore dhe ekzaminimit të kujdesshëm të tregut.

BAZA LIGJORE E PËRPUNIMIT
Pëlqimi (jo i detyrueshëm dhe i kthyeshëm në çdo kohë).

PERIUDHA E RUAJTJES SË TË DHËNAVE PERSONALE
Të dhënat personale dhe të dhënat e kontaktit: deri në revokimin e pëlqimit.

DETYRIMI PËR DHËNIEN E TË DHËNAVE
Dhënia e të dhënave të evidentuara me simbolin yll (*) në formularin e mbledhjes së të dhënave është e detyrueshme për t’iu dhënë juve informacionin e kërkuar; rrjedhimisht, refuzimi i dhënies së këtyre të dhënave nuk i jep Shoqërisë mundësinë për të dërguar të dhënat sipas kërkesës tuaj. 

MARRËSIT E TË DHËNAVE
Të dhënat tuaja mund të bëhen të disponueshme për subjekte të jashtme që operojnë si kontrollues të dhënash (si për shembull, autoritetet dhe organet e kontrollit dhe mbikëqyrjes, si dhe çdo subjekt tjetër publik i legjitimuar të kërkojë të dhëna të tilla) ose do të përpunohen, në emër të shoqërisë, nga subjekte të jashtme të përcaktuara si Përgjegjëse, të cilave u jepen udhëzimet operative të përshtatshme. Subjekte të tilla, në thelb, mund të përfshihen në kategoritë e mëposhtme:

  • shoqëri që kryejnë shërbime që lidhen me menaxhimin dhe/ose mirëmbajtjen e Faqes së Internetit të shoqërisë;
  • shoqëri për Menaxhimin e Shërbimit të Kujdesit ndaj Klientit, që ofrojnë shërbime për kujdesin ndaj klientit nëpërmjet kanaleve të ndryshme (chat online, kompani të shërbimeve telefonike, etj.).

SUBJEKTET E AUTORIZUARA PËR PËRPUNIMIN E TË DHËNAVE
Të dhëna që mund të përpunohen nga punonjësit e strukturave të shoqërisë që lidhen me përmbushjen e qëllimeve të sipërpërmendura, që janë të autorizuara shprehimisht për përpunimin dhe që kanë marrë udhëzimet operative të përshtatshme.

TRANSFERIMI I TË DHËNAVE PERSONALE
Të dhënat nuk do të transferohen jashtë Bashkimit Evropian.

TË DREJTAT E PËRDORUESIT – PRETENDIMET PËRPARA AUTORITETIT MBIKËQYRËS
Duke kontaktuar Z. Gabriele Faggioli nëpërmjet postës së rregullt në adresën Viale Aristide Merloni n. 45, 60044 Fabriano (AN), Italy, nëpërmjet telefonit (+39) 0732 6011, dhe nëpërmjet postës elektronike DPO.AristonThermoGroup@aristonthermo.com, përdoruesit mund t’i kërkojnë kontrolluesit të të dhënave akses tek të dhënat e lidhura me ta, anulimin e të dhënave, ndryshimin e të dhënave të pasakta, plotësimin e të dhënave të paplota, kufizimin e përpunimit në rastet e parashikuara nga neni 18 i GDPR, si dhe kundërshtimin e përpunimit për arsye të lidhura me gjendjen e tyre të veçantë, në rastet që legjitimohet interesi i kontrolluesit të të dhënave. 

Krahas kësaj, përdoruesit në rastin e të cilëve përpunimi bazohet tek pëlqimi ose marrëveshja dhe që të cilët kanë instrumentet automatike kanë të drejtën e marrjes së të dhënave në një format të strukturuar, për përdorim të zakonshëm dhe të lexueshme në pajisje automatike si dhe nëse është teknikisht e mundur t’i transferojnë pa pengesa këto të dhëna tek një kontrollues tjetër të dhënash. 

Përdoruesit kanë të drejtë të depozitojnë ankim përpara Autoritetit Mbikëqyrës kompetent në shtetin anëtar të BE-së ku jetojnë ose punojnë zakonisht ose në shtetin ku ka ndodhur shkelja e pretenduar.

Përdoruesit kanë të drejtën e revokimit në çdo kohë të pëlqimit të dhënë për qëllime të marketingut, si dhe kundërshtimin e përpunimit të të dhënave për të njëjtat qëllime. Është e kuptuar mundësia që përdoruesi, i cili preferon të kontaktohet për qëllimin e mësipërm vetëm nëpërmjet mënyrave tradicionale, të shprehë kundërshtimin e tij për marrjen e komunikimit vetëm nëpërmjet mënyrave automatike.

DEKLARATA E PËLQIMIT TË PËRDORUESIT
Mora dijeni për Njoftimin e Privatësisë si më lart dhe i vetëdijshëm se pëlqimi im është tërësisht i vullnetshëm dhe i revokueshëm në çdo kohë, jap pëlqimin tim për përpunimin e të dhënave të mia nga shoqëria Ariston S.p.A. për qëllime të marketingut të drejtpërdrejtë, siç përmendet më lart: dërgimi i komunikimeve tregtare/promocionale, nëpërmjet mënyrave automatike të kontaktit (si sms, mms, e-mail, rrjete sociale, aplikacione të mesazheve të menjëhershme) dhe mënyrave tradicionale (si shoqëri të shërbimeve telefonike dhe postës) – për produkte dhe shërbime të shoqërisë Ariston S.p.A. reklama të aktiviteteve të korporatës si dhe konstatimin e nivelit të kënaqshmërisë së klientëve, kryerjen e analizave statistikore dhe hetimit të tregut.

Ju lutem, shikoni të gjithë Njoftimin për Privatësinë

  • PRANOJ 

Me marrjen dijeni për Njoftimin për Privatësinë si më lart, i vetëdijshëm se pëlqimi im është tërësisht i vullnetshëm dhe i revokueshëm në çdo kohë, jap pëlqimin për përpunimin e të dhënave të mia nga shoqëria Ariston S.p.A. për qëllime të marketingut të drejtpërdrejtë siç përshkruhet në Njoftimin përkatës për Privatësinë.

  • PRANOJ NUK PRANOJ